Transmetuar më 31-01-2019, 11:19

Një person i shpallur në kërkim për plagosje, është vënë në prangat e policisë së Librazhdit.

I arrestuari është A.P., 32 vjeç, banues në Librazhd, i cili u ndalua këtë të mërkurë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Elbasanit, ka lëshuar urdhër ndalimi si i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

32-vjeçari akuzohet se më 30 tetor 2018, dyshohet se ka plagosur shtetasin E.K., 36 vjeç.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd