Transmetuar më 31-01-2019, 10:49

Ish-Kryeministri Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se të enjten e kaluar mbylli parlamentin për të hapur në Gjermani një ekspozitë me “zhgarravinat e tij”.

Duke folur në seancën e sotme parlamentare, Berisha tha se “Berlini e priti me humorin e të sëmurit psiqik dhe e përcolli si të sëmurë patologjik. Asgjë nuk e shpëton Edvinin tuaj! Tani na thoni se pse i vutë drynin parlamentit të enjten e kaluar sepse i sëmuri, patologjiku siç po e quajnë rëndom komuniteti ndërkombëtar për shkarravinat?”

Pas Berishës, i menjëhershëm ishte reagimi i kruet të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ai tha se në datën 24 nuk ka patur në kalendar seancë plenare, pasi sesioni parlamentar filloi në datë 21 janar, dhe se kalendarin e miratoi kryesia e parlamentit dhe seanca e parlamentit.

“S’ka lidhje me Kryeministrit! Parlamenti nuk ka qenë i bllokuar, por i është lënë koha e duhur komisioneve për të përgatitur axhendën që është dita e sotme”, deklaroi Ruçi. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd