
Një aksident i frikshëm është shënuar në Vlorë mbrëmjen e kësaj të mërkure, në rrugën Transballkanike, ku një automjet tip “Benz” me targa AA 272 RB ka dalë nga rruga duke përfunduar në “fluturim”.
Por mjeti ka përplasur edhe dhjetë makina të tjera, duke shkaktuar një aksident masiv.
Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i makinës tip “Benz” ka mbetur i plagosur rëndë, ku ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Bëhet fjalë për Kreshnik Lilaj, drejtor i agjencisë rajonale të Mjedisit.
Nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, pamjet të cilit mund ti shihni në videon më poshtë.
Mund të dëgjoni lirisht zhurmën e frenave dhe mund të shihni rrotullimin që bën makina e aksidentuar. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





