Transmetuar më 30-01-2019, 20:17

Merkatoja është drejt mbylljes, por Kukësi duket se nuk po ndalon duke afruar lojtarë.

Siç gazeta “Panorama sport” meson, ekipi verilindor është në negociata me Valdet Ramën.

Rama është lojtar i Kombëtares shqiptare dhe është një goditje shumë e madhe për Kukësin nëse do të finalizohet.

Prej 28 shkurtit të vitit që lamë pas Rama është pa skuadër. 31-vjeçari ka një eksperiencë të madhe duke luajtur për shumë skuadra në Gjermani dhe jo vetëm.

Sulmuesi me origjinë nga Mitrovica, ka luajtur 15 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar tre gola.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd