Transmetuar më 30-01-2019, 13:13

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Aurela Gaçe i ka dedikur një status mjaft frymëzues dhe emocinues motrës së saj Blertës.

Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për ne pasi ajo  në vendin tonë njihet edhe si këngëtare, por ka disa kohë tashmë që ndodhet në New York ku po ndjek një ndër ëndrrat e saj, aktrimin.

Aurela shkruan në dedikimin e saj që do të kishte dashur shumë të ishte aty për ta ndjekur nga afër pasionin e madh të motrës…

“Blerta, edhe një herë, motra nuk ishte në sallë të ndiqte nga afër një tjetër rol tëndin në teatër. Doja të isha jo thjeshtë për mbështetjen që jep familja, por për të ndjerë e prekur pasionin tënd më të madh, Teatrin.

Jam shumë krenare për ty motra ime….je e vetme mes Neë York-ut dhe lufta jote, këmbëngulja, puna jote, të përballuarit të jetës, jo të lehtë në emigrim, mua më bën të jem një motër krenare!

Ishe shumë e vogël kur më tregoje se ëndrra jote ishte të aktroje në Teatër dhe të të shoh duke e bërë, unë gëzoj njësoj si të jem duke realizuar ëndrrat e mija. Të do motra shumë!”, shkruan Aurela./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd