Transmetuar më 30-01-2019, 12:56

Sokol Dedja është emëruar zëvendës-ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, detyrë që më përpara e mbante Gent Cakaj.
Ky i fundit aktualisht mban postin e ministrit të jashtëm me kompetencat e plota të deleguara nga kryeministri Edi Rama.
Sokol Dedja ka qenë më herët drejtor për BE-në pranë Ministrisë së Jashtme dhe emërimi i tij si zv.ministër është marrë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
Dedja mban titullin doktor dhe ka aplikuar përvojën e tij kërkimore në praktikën e politikë-bërjes, si diplomat karriere në Ministrinë për Evropën dhe Punët të Jashtme./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





