
Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar sot ne Livorno të Italisë, ku mes të arrestuarve ishte dhe një shqiptar. Mësohet se në total janë arrestuar 5 persona, mes tyre shqiptari i identifikuar si Dorian Poteku, i cili thuhet se mbante lidhjet me trafikantët në Brazil.
Aarrestimi i tyre erdhi pas një operacioni”blic” ku u sekuestruan më shumë se 600 kilogram kokainë.
Të arrestuarit e këtij operacioni janë: Salvatore Casamonica, Silvano MandolesI, Tomislav Pavlović, Dorian Poteku dhe Marcello Schiaffini.
Sipas mediave italiane droga e kapur ishte ndarë në 582 pako dhe e futur në 23 çanta e fshehur brenda një kontejnerin që përmbante kafe.
Autoritetet italiane raportojnë se kjo është sasia më e madhe e kapur në harkun kohor në dhjetë vitet e fundit.
Policia zbuloi sasinë e drogës për shkak të erës që emetonte kontejneri ku ishte fshehur sasia e kokainës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





