Transmetuar më 30-01-2019, 11:46

Trupi i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë do të prehet në Atdhe.
Mësohet se viktima, 33-vjeçari Bardhyl Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike do të varresot sot në fshatin Shelegar të Sarandës.
Ndonëse ai iu nështrua ekspertizës mjeko-ligjore, shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë bërë ende publike. Madje as vetë familjarët nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen.
Më herët mjekët e burgut grek, deklaruan se në trupin e shqiptarit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe se dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga abuzimi me drogën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





