Transmetuar më 30-01-2019, 10:41
Klement Balili ne gjykate, foto arkiv

Është hedhur sot shorit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për trupën që do të gjykojë dosjen e Klement Balilit, i etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Mësohet se do të jetë një treshe gjyqtarësh, e cila do të kryesohet nga Flora Hajredinaj.

Kujtojmë se avokati i Balilit ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij.

Kjo për shkak se Balili nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura ndaj tij, dhe në rast të gjykimit të shkurtuar dhe deklarimi fajtor, përfiton uljen e 1/3 së dënimit.

Klement Balili u vetëdorëzua në polici rreth dy javë më parë, më 15 janar, nën ndërmjetësimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në fshatin Stjart të Delvinës.

Akuzat e ngritura ndaj Balilit janë “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive” si dhe “Pastrim parash”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd