Transmetuar më 29-01-2019, 22:33

Historia e fundit e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, është bërë mollë sherri në rrjet.

Shumica e komneteve e dënojnë produksionin për historinë e zgjedhur, ndërkohë që Arditi i cili ishte protagonist i kësaj historie ka kërkuar që videoja të hiqet.

Rastësisht në Instagram, Arditi pa profilin e një vajze dhe i bëri follow. Pasi vajza pranoi kërkesën, kishin nisur të bisedonin dhe për pak ditë djali vendosi t’i propozonte vajzës e cila quhet Loredana.

Arditi vendosi t’i drejtohej “Dua të të bëj të lumtur” për ta propozuar publikisht.

Loredana e pranoi ftesën, u habit kur gjeti në anën tjetër të zarfit dikë që as ia merrte mendja, nuk pranoi të njihej me Arditin. Më pas, u largua nga studioja dhe shtoi se është në një lidhje me dikë tjetër.

Por kjo histori u prit negativisht dhe Arditi dhe Loredana u bënë memet e ditës.

Ndërsa Arditi shkruan:

I lutem stafit të Top Channel më hiqni videon time dhe këto foto sepse po tallen gjithë rrjetet sociale me mua, ju lutem.”

Të gjithë e dimë si funksionon interneti, sa i pamëshirshëm është, sa të thjeshtë e kanë njerëzit të bëhen agresivë dhe abuzivë nën emrin e një profili anonim. Kështu, krejt papritur, Arditi dhe Loredana ishin meme-ja e preferuar e internetit dhe kjo jo për faj të tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd