Transmetuar më 29-01-2019, 20:38

Me një shikim të parë, të gjithë do të ndanin bindjen se kjo që shihni në foto është një statujë e bukur e një qeni.

Por gaboheni. Është qen prej vërteti.

Kafsha shtëpiake i përket Sandra Pineda nga Filipinet, e cila u habit nga reagimi që patën njerëzit pasi publikoi fotografinë me qenin e saj.

22-vjeçarja bleu qenushin me ngjyrë të zezë Piper kur ishte vetëm dy muajsh. Piper i përket rracës Xoloitzcuintle ose qenve meksikanë pa qime.

Sandra tha se shumë njerëz e ngatërronin qenin me një statujë për shkak të paraqitjes unike dhe faktit që nuk ka qime.

"Ishte shumë qesharake të shihja gjithë ato komplimenta për mua dhe Piper, të cilin e ngatërronin me një statujë.

Të gjithë ishin konfuzë dhe më pyesnin nëse është i vërtetë apo jo. Në fillim mendoja se ishte shaka, por më vonë kuptova se ata ishin seriozë. Ata nuk mund të besonin se ishte një qen i vërtetë", tha Sandra për Unilad. /k.k/noa.al/