
Në përgjithësi gratë shtatzëna mund të konsumojnë vetëm kos të pasterizuar pasi produktet e bulmetit të cilat nuk janë pasterizuara mund të përmbajnë baktere të cilat mund të dëmtojnë nënën dhe fetusin.
Megjithëse shumica e markave që tregtojnë këto produkte, përdorin kos të pasterizuar, është shumë e rëndësishme që të lexoni etiketat e produkteve që blini. Disa përfitime që keni nga konsumimi i kosit gjatë shtatzënisë.
Kocka të forta për nënën dhe foshnjën- Objektivi parësor i shtatzënisë është furnizimi i foshnjës me lëndë ushqyese pa vënë në rrezik shëndetin e nënës. Dhe kosi, si të gjitha produktet e tjera të bulmetit përmban kalcium i cili përveçse ndihmon në zhvillimin e kockave të foshnjës, kujdeset edhe që kockat e nënës të jenë të forta për të përballuar peshën e shtuar gjatë shtatzënisë.
Lehtëson simptomat inflamatore- Kosi është i pasur gjithashtu edhe me probiotikë. Një nga përfitimet e konsumit të këtyre probiotikëve është aftësia e tyre për të qetësuar simptomat inflamatore. Në një studim të kryer së fundmi, konsumimi i kosit rezultoi të ishte efektiv në lehtësimin e simptomave inflamatore në 70% të rasteve.
Parandalon rezistencën ndaj insulinës- Me ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas gjatë shtatzënisë ai ka tendencën të zhvillojë një rezistencë ndaj insulinës. Por për shkak të sasisë së lartë të probiotikëve që kosi përmban, ai bën të mundur mbajtjen e një niveli konstant të insulinës në gjak.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





