
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste kanë kallëzuar penalisht Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Kallëzimi është depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.
Ky kallëzim i opozitës ndaj kreut të organit të akuzës vjen pas deklaratave se prokurori Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Dhe në këtë kontekst, PD dhe LSI në daljet e vazhdueshme për mediat kanë akuzuar Arta Markun si përgjegjëse për këtë situatë të krijuar, duke e akuzuar për shpërdorim detyre.
Në kallëzimin penal, PD dhe LSI kërkojnë pezullimin nga detyra të kryeprokurores.
Ndërkohë, vetë anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi ka mohuar një pretendim të tillë, duke thënë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





