Transmetuar më 29-01-2019, 18:09

Ka vite që përsëritet se një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti i duhur fizik na mbrojnë nga shumë lloje tumoresh. Por, me kalimin e kohës, këshillat e marra dhe sugjerimet nga studimet e shumta, njëra më kontradiktore se tjetra, më shumë na kanë ngatërruar se sa na kanë qartësuar.

Në guiden e “American Cancer Society”, e publikuar kohët e fundit në “Cancer Journal for Clinicians”, thuhet se ky hulumtim u përgjigjet shumë pyetjeve. Në këtë publikim, ekspertët pas një pune përmbledhëse të literaturës shkencore, u përgjigjen edhe pyetjeve më të shpeshta për ushqimet, pijet, substancat apo regjimet ushqimore mbi të cilat kemi pasur shumë dyshime në këto vite: për shembull ushqimet bio apo pijet e gazuara.

Aktualisht, në guidën amerikane janë edhe rekomandimet e përgjithshme, mes të cilave: ndjekja e një diete të shëndetshme që bazohet te perimet, të zgjedhësh drithëra jo të përpunuara, konsumimi i mishit të kuq dhe aktiviteti fizik.

Për t’i bërë më praktike këto këshilla, ekspertët janë bazuar shumë te numrat. Mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme, është një nga menyrat më të rëndësishme për të reduktuar rrezikun e tumoreve.

Të paktën 150 minuta në javë duhet t’i kushtoheni aktivitetit fizik me intensitet të moderuar për çdo të rritur me peshë normale. Akoma shifra të rëndësishme: 5 porcione frutash dhe perimesh në ditë janë gjithashtu të rëndësishme për reduktimin e tumoreve.

Për të reduktuar rrezikun e tumoreve theksi vihet mbi të gjitha te rëndësia për të kufizuar konsumin e mishit të kuq të përpunuar dhe alkoolit, te zgjedhja e drithërave integrale, të mos zbresësh nën nivelin e rekomanduar të kalciumit dhe të sigurosh nivele të mjaftueshme të vitaminës D.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd