Transmetuar më 29-01-2019, 16:42

Robert Berisha festoi 41-vjetorin e lindjes dhe kanë qenë të shumtë kolegët këngëtarë e jo vetëm që e kanë uruar për ditëlindje.
Sigurisht që mund të ketë marrë edhe dhurata materiale, por ajo që mund të konsiderohet si më e veçanta është një video ku duket vajza e tij dhe e këngëtares Nora Istrefi.
Renee e vogël shfaqet teksa i këndon babait të saj të dashur këngën e ditëlindjes “Happy Birthday”.
Kjo e fundit i ka kënduar të atit këngën e ditëlindjes e shoqëruar me muzikën e luajtur në piano.
Edhe pse ende e vogël, Renee ka trashëguar nga prindërit talentin për muzikë./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





