
Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë për çështjen “Saimir Tahiri” dhe hetimin e saj në Kuvend.
Sipas informacioneve, nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe nënkryetar i Parlamentit, Edi Paloka, ka bërë një kërkesë për mbledhjen e konferencës së kryetarëve.
Partia Demokratike do të kërkojë shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor për çështjen e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Paloka, thotë se puna e Komisionit është penguar nga institucionet që duhet të japin informacion.
Ndaj ai kërkon që çdo institucion që nuk i përgjigjet Komisionit të mbajë përgjegjësi ligjore.
Po kështu mësohet se nesër në orën 12:00 është vendosur të mblidhet Konferenca e Kryetarëve./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





