
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e dyshuar marijuanë, është bllokuar në tentativë për tu trafikuar drejt Greqisë.
Lënda narkotike është zbuluar në Gjirokastër gjatë ditës së sotme, duke bërë që të vihen në pranga disa persona, flitet për shtatë.
Paraprakisht dyshohet për rreth 300 kilogramë lëndë narkotike, e cila ishte fshehur e ndarë në pako, në një kasolle në fshatin Dritë pranë kufirit me Greqinë.
Po ashtu bëhet me dije se të arrestuarit, janë nga fshati Picar, të cilët mendohet se kishin organizuar trafikimin e lëndës narkotike.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, teksa pritet informacion i detajuar nga policia. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





