
Dy vajza të reja kanë mbetur të plagosura duke kaluar rrugën, njëra në Tiranë dhe tjetra në Lezhë.
Një vajzë e re rreth 17 vjeçe, ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës, teksa e reja me iniciale D.M, ishte duke kapërcyer rrugën.
Vajza u përplas nga një furgon mallrash, duke bërë që të pësojë dëmtime serioze.
E dëmtuara ndodhet në gjendje të rëndë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Aksidenti i dytë u shënua në zonën e Vaqarrit në periferi të Tiranës, ku një makinë tip “Benz” përplasi një vajzë rreth 20 vjeçe, e cila u dërgua në spital.
Lidhur me të dyja ngjarjet drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në polici, ku dhe po merren në pyetje. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





