
Një person i shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj pronarit të një marketi në Vlorë, është vënë në prangat e policisë.
I dyshuari është L. B., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili u vu në pranga gjatë kësaj të marte.
Ndalimi i tij u bë mbi bazën e urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Vlorës, si i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
50-vjeçari akuzohet për ngjarjen e ndodhur më 6 gusht 2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, L.B., dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M.
Pak kohë më parë u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij, Fatjon Aliraj 31 vjeç. /a.y/noa.al
Tentoi të vrasë në mes të Vlorës, vihet në pranga pas një muaji në arrati
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





