Transmetuar më 29-01-2019, 09:24

E lindur në Zelandën e Re, Kelsy Karter është një këngëtare e re e cila po mundohet të bëj karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa ka publikuar klipin e ri të këngës “Catch Me If You Can”, rreth saj po flitet për tjetër gjë.

Kjo pasi këngëtarja ka bërë tatuazh në fytyrë, portretin e këngëtarit Harry Styles.

Në fillim të janarit, Kelsy lajmëroi në rrjetet sociale se po planifikonte të bënte diçka speciale për ditëlindjen e ish-liderit të grupit One Direction, i cili në 1 shkurt mbush 25 vjeç.

Nuk dihet ende nëse dy të rinjtë njihen, por Kelsy ka bërë një këngë edhe për Zayn Malik, ish-pjesëtarin tjetër të One Direction, e cila nuk është publikuar ende. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd