Transmetuar më 29-01-2019, 08:20

Ajo është një këngëtare me origjinë shqiptare e cila prej vitesh është në majat e klasifikimit botëror të muzikës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dua Lipa, e cila ka arritur 9.5 miliardë dëgjime në të gjithë botën në Spotify dhe YouTube.

Me këtë rekord të shënuar, Dua ka lënë pas këngëtaren Taylor Swifft.

Së fundmi Dua ka publikuar këngën “Swan song”, e cila deri më tani ka marrë afro shtatë milionë dëgjime.

E njëjta këngë do të jetë kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd