
Lindita Nikolla, ish-ministrja e Arsimit flet për herë të parë për dorëheqjen si ministre e Arsimit.
E ftuar në emisionin “A Show” në News 24 me Adi Krastën, Nikolla pranon që ka qenë e gatshme të largohet nga detyra, madje se vetë ajo ka dhënë dorëheqjen, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga Rama.
Përgjigjen e mospranimit të dorëheqjes, Nikolla thotë se e di vetëm kryeministri Edi Rama
Krasta: Zonja ish-ministre e Arsimit, unë kam mësuar që kur një ose dy ditë pasi filluan protestat ju i ofruat kryeministrit dorëheqjen, a mund ta di pse nuk e pranoi ai?
"Këtë pyetje mund t’ja beni kryeministrit, Unë do të bëja gjithçka që dialogu me studentët të zgjidhej dhe studentët t’i ktheheshin sa më parë auditorëve dhe mësimit", u shpreh Nikolla.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





