
Edhe nëse jeni me dietë, apo kryeni ushtrime të sforcuara, dhjami i barkut është pjesa më e vështirë për t’u hequr. Por janë disa ushqime specifike të cilat ndihmojnë në këtë process.
Avokado- Gjysma e avokados përmban afërsisht 10 gram yndyrna të shëndetshme, të cilat e ndalojnë trupin tuaj të rezervojë dhjamë në këtë pjesë të trupit.
Banane- Ato përmbajnë 422 miligram kalium, një mineral i cili limiton sasinë e sodiumit që fryn barkun.
Kosi- Një gotë kos ndihmon në shtimin e baktereve të rëndësishme në trupin tuaj, të cilët luftojnë bakteret e tjera që shkaktojnë fryrjen.
Frutat e pyllit- Përmbajnë antioksidantë të cilët ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, duke sjellë më shumë oksigjen tek muskujt. Një gotë kos me fruta pylli, përpara regjimit tuaj të stërvitjes, do t’i ndihmonte muskujt tuaj.
Çaji jeshil- Tre gota çaj në ditë shtojnë metabolizmin tuaj dhe djegin 30 kalori.
Qitro- Vitamina C që ndodhet në qitro ndihmon që trupi juaj të djegë 30 % më shumë yndyrë gjatë stërvitjes tuaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





