Transmetuar më 28-01-2019, 14:40

Ajo që duhet të ishte një ditë feste, u kthye në një tragjedi në Peru, ku u shënua rrëshqitje masive dheu, duke përfshirë një hotel, teksa po zhvillohej një dasmë.

Për pasojë 15 persona humbën jetën dhe 34 të tjerë mbetën të plagosur.

Është kjo ajo që u shënua gjatë natës mes të dielës dhe të hënës në Abancay, në juglindje të vendit.

Kryebashkiaku Evaristo Ramos, tha për mediat vendase se masivi i dheut, goditi muret e Hotel Alhambra, ku po mbahej ceremonia, duke marrë përpara edhe personat që ndodheshin brenda.

Ndërkohë dyshohet se nën rrënoja, mund të ketë ende persona të tjerë, shkruan noa.al.

Autoritetet e Instituto Nacional de Defensa Civil, thonë se hoteli ndodhej në një zonë ku ishin shënuar edhe më parë rrëshqitje dheu, por shumë më të vogla. /a.y/noa.al