Transmetuar më 28-01-2019, 13:43

Pesë zyrtarë të ALUIZNI-t Vlorë, janë pezulluar nga detyra, pas urdhrit të Prokurorisë.
Pezullimi i tyre është bërë, për shkak se akuzohen se kanë legalizuar një ndërtesë pa leje.
Mësohet se zyrtarët e pezulluar të cilët janë vënë nën hetim, janë, Denis Metaj; Artan Beqiri; Erald Yzeiri; Danjela Kondaj dhe Xhilda Korkaj.
Bëhet me dije se pesë zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë legalizuar një ndërtesë pa leje, e cila ndodhej në pronën e Myzejen Zyrkaj.
Lidhur me aktivitetin e zyrtarëve të ALUIZNI-it, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





