
Vijon protesta e studentëve të fakultetit të Drejtësisë, ku të rinjtë janë ndarë në dy grupe.
Një pjesë e studentëve të Juridikut vijojnë ngujimin brenda ambienteve të fakultetit, ndërsa në pjesën e jashtme, një grup tjetër kërkojnë rinisjen e mësimit.
Por ka pasur disa momente tensioni mes dy grupeve rreth mesditës së sotme, pasi ata që vijojnë ngujimin duke kërkuar plotësimin e kërkesave, nuk kanë lejuar të tjerët që të futen brenda.
Mirëpo gjatë këtyre momenteve një vajzë është ndjerë keq, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ambulancës.
Studentja është larguar me ambulancën, në mënyrë që të merrte mjekimin e nevojshëm. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






