
Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është marrë vendimi i parë për shkarkim, qysh nga krijimi i këtij institucioni.
KLP ka vendosur që të shkarkojë nga detyra prokurorin Tom Dedaj, pas akuzave për korrupsion.
Prokurori u hetua për veprën penale “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Këto akuza ndaj prokurorit të shkarkuar janë ngritur nga Gjykata e Shkallës së parë,
pas publikimit të një skandali në një emision investigativ.
Në video, i pandehuri Fation Zeqja akuzon prokurorin Dodaj se i ka marrë 200 mijë lekë ryshfet, për të marrë kamionin e tij të sekuestruar me dru. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





