Transmetuar më 28-01-2019, 09:16

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal gjatë një operacioni antidrogë, ku u godit një organizatë tuniziano-shqiptare.

Gjatë operacionit të zhvilluar mes të dielës dhe të hënës, u përfshi policia e Venezia dhe ajo e Padova, ku mes të arrestuarve gjysma janë shqiptarë.

Hetimet zgjasnin prej kohësh, për shkak të disa vdekjeve nga mbidoza e heroinës prej përdoruesve.

Gjithçka nisi qysh prej vitit 2007, nga sinjalizimet e para, duke çuar në zbulimin e grupit.

Krahas të arrestuarve policia ka identifikuar edhe 110 blerës. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd