Transmetuar më 28-01-2019, 08:57

Ndër simptomat kryesore që flasin për probleme me tiroiden janë disa, të cilat do i rendisim më poshtë, për shkak se janë të lidhura me një sërë problemesh.

Luhatja e peshës- Hormoni i tiroides ndikon në metabolizëm dhe në funksionimin e aparatit tretës. Një mos funksionim i gjendrës tiroide, reflektohet në peshën trupore. Në rastin e hiportiroidizmit, vihet re një shtim peshe në 57% të rasteve, si pasojë e reduktimit të aktivitetit metabolik dhe të drenimit të lëngjeve.

Debulesë dhe lodhje– Mungesa e energjisë dhe e forcës muskulore, janë shpesh simptoma të një funksionimi të keq të tiroides. Këto simptoma janë të pranishme, si pasojë e mungesës së hormonit të hormonit të tiroides, hipotiroidizmit.

Acarim i sferës psiqike- Në rastet e hipotiroidizmit, shfaqen shpesh probleme me kujtesën, probleme me gjumin, vështirësi në përqendrim, ngadalësim mendimi, rezultate të ulëta në shkollë dhe punë. Po ashtu të pranishme janë edhe luhatjet e humorit dhe shenjat e nervozizmit.

Probleme me tretjen– Hormoni i tiroides luan një rol stimulues në muskulaturën e aparatit tretës. Në rast hiportiroidizmi, shënohet një mungesë e kontraksioneve të aparatit tretës, duke vështirësuar jashtëqitjen, çka çon në kapsllëk, shkruan noa.al.

Thatësi e lëkurës dhe thonj delikatë– Lëkura, thonjtë dhe flokët, janë pjesët e para të trupit që preken nga mungesa e ekuilibrit të hormonit të tiroides. Tek 97% e personave të prekur nga hipotiroidizmi, lëkura është e ftohtë, e thatë, dhe me puçrra apo plagë të vazhdueshme. Ndërsa në 76% të rasteve, thonjtë janë delikatë dhe flokët janë të dobët dhe pa jetë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd