
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.
Një person është gjetur pa shenja jete gjatë mbrëmjes së sotme.
Trupi i pajetë i një të riu është gjetur në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër.
I ndjeri është identifikuar si shtetasi me iniciale A. Zh., 20 vjeç.
Trupi i të ndjerit u gjet në një kanal përpara banesës dhe më pas është transportuar në spital nga babai i tij pa shenja jete.
Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë, dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur.
Po punohet për identifikimin e mjetit dhe drejtuesin e tij.
Gjithashtu është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





