Transmetuar më 27-01-2019, 21:08

Shumë njerëz përballen me rënien e celularit në ujë, por shumë pak e dinë ‘procesin e shpëtimit’.

Video e mëposhtme tregon se si duhet të veproni nëse ju ndodh që ju bie celulari në ujë.

Merreni atë sa më shpejt që të jetë e mundur, thajeni me peshqir dhe hiqjani të gjitha pjesët.

Pastaj, me fshesë korenti thajeni celularin në çdo pjesë.

Sapo ta përfundoni procesin me fshesë me korent, futeni celularin në një qese të mbushur me oriz dhe lëreni aty për 3 ditë.

Pas 3 ditësh, nxirreni nga aty dhe do shihni që funksionon.

Këtë proces po ua thjeshtojmë edhe me videon e mëposhtme./a.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd