Transmetuar më 27-01-2019, 15:39

Sekuestrohen 93 kg marijuanë në Greqi, ndërsa në pranga kanë rënë tre shqiptarë dhe tre grekë.

Dyshohet se gjashtë personat e arrestuar janë pjestërarë e një grupi trafikantësh droge, Shqipëri-Greqi.

Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan 52 kg marijuanë dhe 1150 euro.

Dy prej shqiptarëve të moshës 31 dhe 52-vjeçare kishin rol trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas e transportin drejt Selanikut ku ja dorëzonin pjesës tjetër të grupit.

Policia ka ndërhyrë në Selanik gjatë shkëmbimit të një sasie droge ku janë pikasur 5 nga trafikantët.

Ndërkaq në vazhdën e operacionit, gjatë kontrollit në një banesë në Selanik u gjetën dhe u sekuestruan mbi 40 kg marijuanë, 2220 euro 1 peshore, si dhe u arrestua një shqiptar 31-vjeçar, pjesë e grupit./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd