Transmetuar më 27-01-2019, 14:12

Një fëmijë vetëm 7 muajsh përfundoi në overdozë, pak pasi nëna e tij i dha gji.

Alyssa Murch, 20 vjeçe, u arrestua nga policia, pasi djali i saj u gjet pa ndjenja nga ndihma e shpejtë, e cila u njoftua nga e reja.

Analizat treguan se vogëlushi kishte pësuar overdozë nga metanfetamina për shkak të moshës së tij dhe se e vetmja mënyrë në të cilën mund ta ketë marrë, është përmes qumështit të nënës.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 20-vjeçarja kishte varësi nga drogat. Kur fëmija u dërgua në spitalin e Bangor, të Maine, SHBA, përfundoi në terapi intensive.

Nga analizat e mjekëve u konstatua se droga e marrë nga nëna ishte aq e madhe, sa që e kaloi foshnjën në overdozë.

Alyssa u arrestua pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në fund të dhjetorit të lënë pas, ndonëse mohoi që të donte ti bënte keq të birit. Aktualisht ajo po përballet me procesin gjyqësor, ndërsa fëmija ju besua shërbimeve sociale. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd