Transmetuar më 27-01-2019, 12:49

Foto ilustruese
Dy persona të cilët ishin duke kapërcyer rrugën, kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjes nga një makinë.
Aksidenti u shënua mesditën e sotme, në qytetin e Fierit.
Mësohet se një makinë tip ‘Mercedes Benz’ me targë AA754SY ka përplasur dy këmbësore të moshuara, pranë stacionin e Trenit.
Gratë e dëmtuara, u dërguan në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë rast policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





