Transmetuar më 27-01-2019, 11:43

Teknika e embrioneve me “tre prindër”, është përdorur për të zgjidhur një problem infertiliteti, i cili mundësoi që një grua të mbetet shtatzënë, ndërkohë që aktualisht ndodhet në javën e 27-të të shtatzënisë.

Lajmi u konfirmua nga grupi spanjoll ‘Embryotools’, duke thënë se kjo është hera e parë që përdoret një metodë e tillë, e cila është ideuar për të shmangur transmetimin e një sëmundje gjenetike dhe për të kuruar problemin e pjellorisë.

Gruaja shtatzënë, thuhet në komunikatë, është e para që i është nënshtruar këtij testi klinik që është zhvilluar në Greqi.

Synimi është që të vendoset ‘Maternal Spindle Transfer’ (MST), i cili konsiston në nxjerrjen e bërthamës së një veze nga pacientja, për ta vendosur në vezën e një dhuruese të shëndetshme, duke rritur shanset për shtatzëni, në disa raste infertiliteti.

Më herët kanë lindur fëmijë me “tre prindër” në Meksikë, në mënyrë që të shmangej transmetimi i një sëmundje gjenetike të mitokondrisë, por dhe në Ukrainë, shkruan noa.al. Nëna e ardhshme greke është 32 vjeçe dhe është operuar dy herë nga endometrioza, përveçse ka bërë katër cikle fertilizimi artificial, pa rezultat pozitiv. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd