



Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Itali. Viktima është 22-vjeçari Klodian Murrizi, me banim në zonën e Gossolengo.
I riu gjeti vdekjen në një aksident të ndodhur natën mes të premtes dhe të shtunës, teksa makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga, duke u përplasur me një urë të vogël.
Në drejtimin e mjetit ishte një shok i 22-vjeçarit, i cili ndodhet në spitalin e Parma në gjendje të rëndë.
Si pasojë e përplasjes mjeti u përfshi nga flakë duke bërë që shqiptari të gjejë vdekjen, ndërkohë që italiani nga përplasja e fortë u nxor nga dritarja, duke përfunduar në një fushë me bar.
Ishte ora 04.00 e mëngjesit, momenti kur ndodhi përplasja fatale, e cila i mori jetën Murrizit, i cili pak orë më parë kishte shkruar edhe mesazhin e fundit në Instagram “Natën e mirë të gjithëve”.
Shqiptari i cili kishte pasion futbollin, prej disa kohësh punonte si kamerier në një lokal.
Pikërisht ditën e hënë, si shkruan noa.al ai do të merrte edhe shtetësinë italiane. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





