








Dy bomba shpërthyen para një katedraleje në Filipine, në ishullin e Jolo, duke vrarë së paku 27 persona dhe duke plagosur 77 të tjerë.
Atentati ndodhi në orët e para të mëngjesit, teksa po mbahej mesha e së dielës, e cila përkon një javë pas referendumit që sanksionoi krijimin e një province autonome me shumicë myslimane në jug.
Viktimat janë 20 civilë dhe shtatë ushtarë, ndërkohë që 14 ushtarë të tjerë mbetën të plagosur, si dhe dy policë dhe 61 civilë. Bomba e parë shpërtheu në portën e katedrales së Jolo. Më pas ndodhi edhe një shpërthim i dytë në pjesën e jashtme të ndërtesës, teksa forcat qeveritare po i përgjigjeshin sulmit.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihen trupat e viktimave mes rrënojave.
Ishulli i Jolo, për shumë gjatë ka qenë pre e militantëve të Abu Sayyaf, një terrorist i përfshirë në listën e zezë të Filipineve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas disa atentatesh, grabitjesh dhe vrasjesh.
Në referendumin e një jave më parë, pavarësisht se shumica e myslimanëve banorë të zonës e aprovuan marrëveshjen për autonominë, ata të provincës së Sulu, ku ndodhet Jolo, e refuzuan. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





