
Një djalë i ri i dyshuar për grabitjen e një pike karburanti në periferi të Tiranës, është vënë në prangat e policisë.
Nga hetimet e kryera nga policia e Tiranës, është bërë zbardhja e vjedhjes së një pike karburanti të ndodhur mbrëmjen e datës 24 janar në Sauk të Vjetër.
Si i dyshuar për ngjarjen, nga efektivët e komisariatit nr.1, u vu në pranga K. B., 26 vjeç.
I riu akuzohet se më 24 janar në Sauk të Vjetër, dyshohet të ketë vjedhur në një pikë karburanti 25 000 lekë të reja.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë i përfshirë.
Ndërkohë për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhja. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





