Transmetuar më 26-01-2019, 18:59

Motra e Nora Istrefit, Nita sot feston ditëlindjen.
Me këtë rast nuk ka munguar as urimi i motrës e cila thotë fjalë prekëse dhe mjaft të veçanta për të.
Nora shkruan se motra është gjithnjë aty, krahu yt i djathtë.
“Askush nuk e falenderon motrën, askush nuk thur këngë për të. Motra është gjithnjë aty, është krahu yt i djathtë. Faleminderit qe me shtrëngoje dorën, sa herë ndihesha e frikesuar.
Faleminderit që kujdesesh per mua. Faleminderit që ishe një motër që gjithkush duhet ta ketë.
Pa një motër si ti, jeta do të ishte zbrazëti. Urime ditëlindjen Nita ime. Te dua”, shkruan Istrefi./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





