
Një person ka humbur jetën nga rënia e një orteku bore në Brezovicë të Kosovës.
Lajmi për viktimën është njoftuar nga Agjencia për Mjedisin.
Ndërkohë burime nga policia në rajonin e Ferizajt, shprehen se orteku ka zënë dy persona, njëri prej të cilëve humbi jetën.
Sipas mediave vendase është mësuar identiteti i personit të cilin e zuri orteku i dëborës në Brezovicë.
I ndjeri është Arian Daci, zv.ministër i Diasporës për Kosovën, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Nexhat Dacit.

Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





