Transmetuar më 26-01-2019, 13:48

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi italian ka ndodhur në Gjirokastër.
Mësohet se shtetasi italian është gjetur pa jetë në lagjen ‘Manalat’.
Bëhet fjalë për 74-vjeçarin e identifikuar si Fausto Franko Bistri, me leje qëndrimi në Shqipëri, Gjirokastër.
Mësohet se i ndjeri ka qenë karabinier më parë, por tashmë në pension.
74-vjeçari bashkëjetonte prej tre vitesh me një shqiptare, rreth 40 vjeçe.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 74-vjeçarit, ndersa dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





