Transmetuar më 26-01-2019, 12:53

"Emërimi i Prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi është në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është kryer në kundërshtim me Ligjin".

Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një dalje për mediat.

Sipas tij "Arta Marku dhe vetting-u e kualifikoi Bujar Sheshin në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë, ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll".

“Dokumentat zyrtarë tregojnë se ai është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe për këtë fakt procedura e emërimit të tij duhet të ishte ndërprerë menjëherë.

Ligji e ka shumë të qartë: një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë.” – deklaroi Strazimiri./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd