Transmetuar më 25-01-2019, 19:43

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet e Barit në Itali sapo mbërriti në shtetin fqinj me nënën e tij.

Ndaj 43-vjeçarit me inicialet K.N ishte lëshuar një urdhër arresti për një ngjarje në gusht të vitit të kaluar.

Ai ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij e cila tha se burri i saj kishte tentuar ta përdhunojë së bashku me dy shokë të tij.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari kishte mbërritur dje në portin e Bari nga Durrësi, së bashku me nënën e tij.

Përveç pasaportës shqiptare, ai kishte një dokument afatgjatë udhëtimi evropian të lëshuar për shkak të lidhjes së tij me një grua italiane.

Gruaja u tha hetuesve se që në muajt e parë të martesës kishte përjetuar sjellje të dhunshme dhe agresion nga bashkëshorti dhe madje edhe në prani të miqve dhe në shumë raste edhe në prani të fëmijës. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd