Transmetuar më 25-01-2019, 16:28

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Bulqizë ku një i ri është gjetur i vdekur në ambjenstet e një dhome hoteli.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, të ditës së sotme, ndërsa viktima është një 32-vjeçar banues në Fier.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32 vjeçarit./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





