Transmetuar më 25-01-2019, 12:53

Një karikaturë e Bujar Kapexhiut po bën bujë në rrjetet sociale, duke u përhapur me shpejtësi.

Në të vizatohet Kryeministri Edi Rama duke u betuar para Presidentit si ministër i Jashtëm, teksa të lidhur pas kurrizit mban zëvendës ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj, të cilit i delegoi kompetencat e ministrit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk e ka lënë pa ndarë këtë karikaturë, teksa shkruan: “Karikatura e vitit! Rama: Betohem në Kushtetutë për byç… e tij”.

Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi të propozuarin e Ramës, Gent Cakaj si ministër të Jashtëm, duke bërë që kreu i qeverisë të mendojë veten e tij për të drejtuar këtë dikaster, por që çdo gjë duket se ka qenë e planifikuar për të kaluar te Cakaj.

Kjo pasi ditën që duhej të merrte detyrën në ministri Rama foli shkurt duke thënë se, “Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ia delegoj kompetencat e mia për përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare, zëvendësministrit Gent Cakaj”. /a.y/noa.al