Transmetuar më 25-01-2019, 11:56

Të gjithë ata që janë të pajisur me patentë ndërkombëtare, apo duan që të pajisen me një të tillë, duhet të dinë se kohëzgjatja nuk është më e njëjtë.

Duke nisur nga data 1 shkurt, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit ka vendosur që të bëjë ndryshime.

Kështu ndërsa tarifa mbetet e paprekur, është afati ai që pëson ndryshim.

Nëse më parë leja ndërkombëtare e drejtimit jepej nga 1 deri në 2 vite, tashmë do të ketë zgjatje.

Kjo patentë ndërkombëtare, do të ketë vlefshmëri 3-vjeçare, por pa tarifë shtesë.

“Prioritet për ne heqja e stresit, bezdive, angarive! Kursim kohe dhe kursim monetar për qytetarët!”, thotë në njoftimin e saj Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit. /a.y/noa.al