Transmetuar më 25-01-2019, 11:23

Gjate mbledhjes se Asamblese
Asambleja e pedagogëve të Fakultetit të Historisë Filologjisë dhe ajo e Shkencave Sociale, është mbledhur ditën e sotme, ku shprehin përkrahje për studentët, por kërkojnë më shumë autonomi për universitetin.
Gjatë saj është vendosur që të kërkohet sanksionimi me ligj i statusit të pedagogut.
Po ashtu kërkohet që dekanati të gjeje rrugët për mos penalizimin e studentëve protestues dhe zëvendësimin e orëve të pa realizuara.
Asambleja kërkon hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë dhe rrëzimin e atij aktual.
Po ashtu Asambleja shprehet kundër fushatës përbaltëse të figurës së pedagogut. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





