Transmetuar më 25-01-2019, 11:12

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse kur është ftohtë, ndihet nevoja për të urinuar më shpesh?

Në bazë të kësaj nevoje fizike, është një shpjegim shkencor. Kur bën ftohtë, organizmi vë në aksion të gjithë ato veprime të cilat nuk shpërndajnë nxehtësinë.

Një vetëmbrojtje, për të ruajtur organet e brendshme nga ulja e temperaturave.

Venat e gjakut periferike shtrëngohen dhe gjaku, priret të përqendrohet në pjesën qendrore të trupit, ku dhe ndodhen organet vitale.

Për të njëjtën arsye, pjesët periferike, sidomos duart dhe këmbën, priren të jenë më të ftohta.

Ngushtimi i venave të gjakut bën që të shtohet presioni i gjakut, ku për të përballuar këtë situatë, veshkat punojnë më shumë për të nxjerrë lëngjet e tepërta, shkruan noa.al.

Ndërsa në verë, lëngje të tilla eliminohen nëpërmjet djersitjes, në verë drejtohen drejt fshikëzës duke u mbushur dhe duke bërë që të lindë nevoja për të urinuar më shpesh. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd