Transmetuar më 25-01-2019, 09:27

Ajo është një prej aktoreve më të njohura në botë, por që ka ngjallur reagime të shumta, pas lindjes së vajzës së saj.

Aktorja amerikane Kate Hudson, ju thotë jo etiketimeve gjinore për vajzën Rani, e cila erdhi në jetë në muajin tetor, si fryt i lidhjes me partnerin e saj Danny Fujikawa.

“Do të jetë vetë ajo që të zgjedhë me kohën, nëse do të jetë vajzë apo djalë”, thotë aktorja në një intervistë për revistën ‘AOL’.

Teksa është nënë edhe e dy djemve Bingham, 15 vjeç, i ardhur në jetë nga lidhja me Matt Bellamy, dhe Ryder, 7 vjeç, i lindur nga lidhja me Chris Robinson, Hudson pranoi se Rani, është shumë më ndryshe nga vëllezërit e saj dhe se ka dhënë prova “feminiteti” në disa mënyra, që nga tingujt dhe energjia.

“Megjithatë, dua që të rritet pa ndikimet gjinore, edhe pse më pëlqen shumë që të blejë veshje për vajza”, tregon aktorja, shkruan noa.al.

Edhe aktorja Angelina Jolie dhe Brad Pitt, nuk kanë kundërshtuar kur vajza Shiloh Nouvel, vendosi që të quhet John, duke thënë se ndihej djalë. /a.y/noa.al