Transmetuar më 24-01-2019, 23:23

Ndahet nga jeta aktorja e njohur turke me origjinë shqiptare, Ayşen Gruda.

Gruda u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë ditën e djeshme në një spital në Stamboll.

E lindur më 22 gusht 1944 në Stamboll nga një familje shqiptare, aktorja është konsideruar si ikona e filmave dhe serialeve të Turqisë.

Ayşen Gruda u shfaq në disa muzikale si “Mum Sondu”, “Deve Kuşu Kabare”, “Hababam Sınıfı Muzikali”, “Yedi Kocalı Hurmuz”.

Ajo u shfaq në mbi 100 filma, ndersa me rolin e saj në “Domates Guzeli Nahide” fitoi pseudonimin “Domatja bukuroshe”./a.k/noa.al/